Këto shtete pritet ta vendosin se cili mes Trump dhe Biden do të jetë president i SHBA-së

  • G.G /
  • 02 November 2020 - 13:41
Këto shtete pritet ta vendosin se cili mes Trump dhe Biden do të jetë president i SHBA-së

Fitorja e mundshme e presidentit akutal të SHBA-së, Donald Trump apo kandidatit demokrat, Joe Biden kërkon sigurimin e votave elektorale të martën, por votat vendimtare ka të ngjarë të vijnë nga terreni më i ngushtë i 11 shteteve..

Shtetet që pritet të vendosin se cili prej Trump dhe Biden do të jetë president, janë Arizona, Florida, Georgia, Iowa, Michigan, Nevada, Carolina North, Pennsylvania, Ohio, Texas dhe Wisconsin, raporton The Wall Street Journal.

Fitorja e Trumpit në vitin 2016 u sigurua pjesërisht duke nga Pennsylvania, Wisconsin dhe Michigan.

Demokratët, republikanët dhe grupet e të drejtave të votimit janë duke u përgatitur për betejat ligjore pas zgjedhjeve në Pensilvani, Michigan dhe Wisconsin – shtete ku numërimi i vonuar i votave ka rezultuar tashmë në proces gjyqësor dhe mund të zgjatet.

Shtete të tjera gjithashtu po përballen me sfida ligjore për votimin me postë dhe procedurat e votimit në mungesë.

Zgjedhjet në SHBA mbahen të martën, derisa e gjithë vëmendja është përqëndruar në vendin më të fuqishëm në botë. 

(Kosova Sot Online)