Mbyllet Gjermania, këto janë masat e reja Anti Covid

  • G.G /
  • 02 November 2020 - 13:49
Mbyllet Gjermania, këto janë masat e reja Anti Covid

Tashmë Gjermania ka hyrë në izolim të pjesshëm me kufizime të shumta të kontakteve, mbyllje restorantesh dhe kufizimi i rreptë i aktiviteteve: prej së hënës në Gjermani futen masa të reja në luftimin e pandemisë Corona.

Për një muaj rresht në Gjermani do të ketë mbyllje të objektet e kulturës dhe aktiviteteve në kohë të lirë.

Kafenetë dhe restorantet do të punojnë vetëm për shitjen e mallrave jashtë objekteve, pra mund të shesin ushqime që mund të merren me vete.

Edhe për takimet e personave janë ashpërsuar masat: në ambiente të hapura mund të takohen vetëm anëtarët e dy familjeve, e kjo vlen pjesërisht edhe për takime në objekte të mbyllura. Hotelet nuk do të pranojnë turistë. Dyqanet edhe më tej mbeten të hapura, por me kushte shumë më të rrepta se deri tani. Shkollat dhe kopshtet mbeten të hapura, shkruan DW.

Masat do të vlejnë tani për tani deri në fund të nëntorit. Nga mesi i muajit do të bëhet një bilanc i këtyre masave dhe do të shihet nëse ato kanë dhënë rezultatet e duhura. Por në përgjithësi mund të thuhet se masat e tanishme nuk janë aq të ashpra si në pranverë. Qëllimi është kufizimi i kontakteve, që të mos mbingarkohet sistemi shëndetësor në Gjermani – në veçanti puna e stacioneve intensive.

Gjendje e rëndë për turizmin dhe gastronominë

Sipas ekspertit të FDP për turizmin, Marcel Klinge, ka kritikuar vendimin për mbylljen e hoteleve dhe objekteve të gastronomisë. “Me mbylljen e objekteve të gastronomisë dhe ndalimin e fjetjeve në hotele për turistët, do të ketë skandal i madh për ofruesit e shërbimeve turistike”, tha ai për gazetën “Augsburger Allgemeinen”.

Kryeministri i Bavarisë, Markus Söder i ka mbrojtur masat. “Nuk ka në gjithë botën asnjë koncept tjetër më të mirë për reduktimin e kontakteve, për t’u mbrojtur nga Corona”, tha Söder. “Sikur të kishte ndonjë koncept tjetër më të lehtë, ne me siguri që do ta aplikonim menjëherë.” Përveç kësaj, kjo mbyllje e kufizuar nuk është aq e rreptë si në pranverë dhe si në vendet e tjera evropiane.

Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn tha se muajt e ardhshëm do të kemi kufizime. Edhe nëse pas disa javësh hiqen vendimet e tanishme, ne prapë do të kemi masa kufizuese. “Askush nuk mund të përjashtojë mundësinë e rivendosjes së kufizimeve”, tha Spahn në një intervistë për televizionin ZDF.

“Katastrofën mund ta evitojnë” vetëm një sërë masash që duhet ndërmarrë, e një ndër to është shtyrja e operacioneve që mund të shtyhen.

(Kosova Sot Online)