Bekim Haxhiu ironizon me Agim Bahtirin që thoshte se Shakira do të këndonte te Ura e Ibrit

  • S.A /
  • 02 November 2020 - 14:22
Bekim Haxhiu ironizon me Agim Bahtirin që thoshte se Shakira do të këndonte te Ura e Ibrit

Kreu i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri kishte premtuar se në Urën e Ibrit në ditën e inaugurimit do të këndonte këngëtarja me famë ndërkombëtare, Shakira. Bahtiri deklaronte se kësaj ure në nder të këngëtares duhet t’i vendoset emri “Shakira”.

Për këto deklarime ka reaguar në seancën e sotme, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

“U pat premtu se do të vinte një këngëtare ndërkombëtare për inaugurimin e urës, por nuk pat guxim dhe kurajo që të inaugurohet ura, që u restaurua si doni do ta quajmë, por, paratë e taksa paguesve nuk arritën që këtë urë ta inaugurojnë dhe ta promovojnë, ishte thjesht shou mediatik”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online )