Tre policë të infektuar me COVID-19 janë hospitalizuar, 60 të tjerë janë raste aktive

  • S.A /
  • 02 November 2020 - 14:26
Tre policë të infektuar me COVID-19 janë hospitalizuar, 60 të tjerë janë raste aktive

Ndonëse janë të thirrur për të monitoruar zbatimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit, shumë zyrtarë të Policisë së Kosovës u infektuan edhe vetë me COVID-19.

Që nga paraqitja e rasteve të para me koronavirus në vendin tonë, në mesin e të infektuarve janë edhe 661 zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Nga shifra e përgjithshme e të infektuarve prej 661 rasteve, 592 zyrtarë të PK-së kanë mposhtur koronavirusin, ndërsa 9 kanë humbur betejën me virusin që ka origjinë nga Kina.

Aktualisht 60 policë janë raste aktive me COVID-19, ndërsa të hospitalizuar janë 3 të tjerë.

(Kosova Sot Online )