Raporti i fundit: 9 të vdekur dhe 486 raste të reja me Covid 19

  • G.G /
  • 02 November 2020 - 15:10
Raporti i fundit: 9 të vdekur dhe 486 raste të reja me Covid 19

Në Kosovë situata epidemiologjike po tregon sinjale të përkeqësimit, pasi të hënen (dy nëntor) janë konfirmuar 486  të infektuar me koronavirusin e ri. Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike rezultatet janë në bazë 1.374 mostrave të testuara. Nga  COVID-19, brenda 24 orëve kanë vdekur edhe nëntë persona nga koronavirusi.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.374 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 486 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar nëntë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”,thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.

Numri total i rasteve pozitive është 20.655 raste nga 97.148 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 697 raste të vdekjes.

(Kosova Sot Online)