Ministrja e Haradinajt në Berlin, kërkon përfshirjen direkte të Merkel për vizat dhe dialogun

  • E.K /
  • 02 November 2020 - 17:24
 Ministrja e Haradinajt në Berlin, kërkon përfshirjen direkte të Merkel për vizat dhe dialogun

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka diskutuar sot në Berlin me Christina Beinhoof, nga zyra e Kancelares Merkel, për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe dialogun me Serbinë.

Haradinaj-Stublla ka shkruar në Facebook se në takimin me zv.shefen e parë për Punë të Jashtme dhe Siguri, ka kërkuar përfshirjen direkte të Kancelares Angela Merkel për vizat dhe dialogun.  

“Kishim diskutime të thella rreth dy temave strategjike për Kosovën: liberalizimin e vizave dhe dialogun me Serbinë, duke kërkuar edhe njëherë rolin aktiv të Kancelares Merkel për t’i dhënë drejtimin e domosdoshëm strategjik epilogut të tyre. E drejta e fituar e Kosovës për lëvizje të lirë duhet të formalizohet sa më parë, dhe dialogu me Serbinë nuk ka epilog tjetër pos njohjes reciproke në kufijtë ekzistues, dhe sipas rendit aktual Kushtetues, si parime të panegociueshme”, ka shkruar Haradinaji-Stublla.

(Kosova Sot Online)