Shtimi i rasteve me Covid-19, Ramadani thotë se shkollat nuk do të mbyllen

  • E.K /
  • 02 nëntor 2020 - 21:46
 Shtimi i rasteve me Covid-19, Ramadani thotë se shkollat nuk do të mbyllen

Shtimi i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë ka bërë që shumë shkolla në vend të mbyllen për kohë të caktuara. Por mësimi do të vazhdojë të vijojë, pavarësisht kësaj.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, Naser Ramadani thotë se shkollat do të vijojnë të qëndrojnë të hapura.

“Instituti Kombëtar e ka marrë me një përkushtim të veçantë në kuadër të strategjisë së përgjithshme të shtetit të Kosovës për të mbajtur nën kontroll situatën epidemiologjike. Në mënyrë të veçantë kemi përsosur një strategji dhe metodologji të veçantë për mbikëqyrje dhe mbajtjen e shkollave hapë”, tha Ramadani për televizionin publik të Kosovës,

“Shkollat do të vazhdojnë të jenë të hapura në çfarëdo varianti të mundshëm që mund të ndodh në situatën epidemiologjike në Kosovë. Këtë e premtojnë epidemiologët e IKSHPK’së. Shkollat do të mbijetojnë poqese nuk ndodh diçka e papritur që nuk e ka paramenduar askush, jo vetëm në Kosovë, në rajon apo në Europë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)