Sa gjoba janë shqiptuar në Kosovë prej hyrjes në fuqi të ligjit anti-Covid

  • E.K /
  • 02 November 2020 - 20:35
 Sa gjoba janë shqiptuar në Kosovë prej hyrjes në fuqi të ligjit anti-Covid

Që nga hyrja në fuqi e ligjit për Anti-Covid, janë shqiptuar 62314 gjoba në Kosovë.

Kanë dale më shumë policë se zakonisht në terren.

Një mobilizim i tillë i Policisë së Kosovës, ka filluar që disa ditë në Kosovë.

E rezultat i këtij angazhimi është numri i lartë të gjobave të shqiptuara ditët e fundit.

Vetëm në 24 orët e fundit janë shqiptuar plot 966 tiketa të shqiptuara në bazë të ligjit Covid-19.

E një numër më i lartë, u shqiptuan dy ditë më parë, ku u dhanë 1225 fletëparaqitje për kundërvajtje.

Por sa është numri në përgjithësi që nga hyrja në fuqi e ligjit anti-covid, tregojnë nga Policia e Kosovës.

Baki Kelani ka folur edhe për rastet kur Policia e Kosovës ka hasur në kundërshtimin e qytetarëve.

Ky tregon se si është reagimi i Policisë së Kosovës në ato raste.

Por, shqiptimi i gjobave po shihet si i evitueshëm nga Këshilli për mbrojtjen e të drejtave dhe Lirive të njeriut.

Megjithatë, sipas Shalës, në krahasim me vendet e rajonit Kosova është me e disiplinuar sa i përket respektimit të masave.

Ndërkohë, si parandalim për përhapje të pandemisë, të dielën Qeveria mori një sërë masash kufizuese.

(Kosova Sot Online)