Rrahen dy persona në Podujevë, njëri në spital e tjetri në polici

  • E.K /
  • 02 November 2020 - 21:59
 Rrahen dy persona në Podujevë, njëri në spital e tjetri në polici

Dy persona janë rrahur mes vete sonte rreth orës 19:00 në Podujevë.

Sipas Policisë njëri nga personat ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 19:00, policia ka marrë informacionin se në udhëkryqin e rrugëve Nuhi Gashi –Ilir Kunushevci në Podujevë, ka ndodhur një përleshje fizike mes dy personave. Në këtë rast i cili është cilësuar si lëndim trupor, një person ka pësuar lëndime trupore. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

(Kosova Sot Online)