Vjena përjeton momente tmerri, Ambasada e Kosovës atje ka një thirrje të rëndësishme

  • E.K /
  • 02 November 2020 - 22:09
 Vjena përjeton momente tmerri, Ambasada e Kosovës atje ka një thirrje të rëndësishme

Ambasada në Vjenë lut të gjithë qytetarët tanë që ndodhen në Vjenë, Zona Qender (Bezirk 1.) të qëndrojnë në vende të sigurta.

“Policia austriake njofton se që nga ora 20.15 në Lagjen/ Bezirkun 1. qendër të Vjenës, janë dëgjuar të shtëna dhe ka të plagosur. Autoritet po punojnë në zbardhjen e rastit.

Lusim edhe njëherë të gjithë qytetarët ne Vjenë të qëndrojnë ne vende të sigurta, ne raste emergjente të telefonojnë policinë lokale ne Numrin 133 apo ne numrin emergjent te ambasadës si vijon:

+43 676 7861865

Ambasada e Kosovës në Vjenë”, thuhet ne komunikate.

(Kosova Sot Online)