Sulmi vetëvrasës në Vjenë, arrestohen katër të dyshuar

  • E.K /
  • 02 November 2020 - 22:47
 Sulmi vetëvrasës në Vjenë, arrestohen katër të dyshuar

Të paktën katër persona raportohet se janë arrestuar nga policia në Vjenë. Ata dyshohet të jenë pjesëmarrës në sulmin e sontëm në një Sinagogë.

Lajmet nuk janë konfirmuar nga policia, por mediat lokale thonë se të paktën 4 vetë u arrestuan.

Ndërkohë të paktën një nga autorët raportohet i vdekur.

Vjena u trondit nga të shtëna dhe një sulm vetëvrasës këtë mbrëmje pas orë 21:00.

Gjithashtu raportohet për 6-7 persona të marrë peng. Asgjë deri më tani nuk është konfirmuar.

(Kosova Sot Online)