Sulmi terrorist në Vjenë, disa të plagosur mbesin të shtrirë rrugëve

  • E.K /
  • 02 November 2020 - 22:54
 Sulmi terrorist në Vjenë, disa të plagosur mbesin të shtrirë rrugëve

Të hënën mbrëma ka ndodhur një sulm në qendër të Vjenës i cili i ka lënë disa persona të vrarë, sipas raportimeve, dhe shumë të lënduar.

Media ka siguruar pamje ekskluzive nga vendi i ngjarjes ku shihen disa persona të plagosur të shtrirë nëpër rrugë.

Sipas mediave të huaja, së paku shtatë të vdekur dhe disa të plagosur kanë mbetur gjatë të shtënave në orët e mbrëmjes afër një sinagoge në kryeqytetin e Austrisë.

Megjithëse policia e Vjenës ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht natyrën e incidentit, ata po urdhërojnë publikun të qëndrojë larg qendrës së qytetit dhe transportit publik.

(Kosova Sot Online)