Presidenti Macron reagon pas sulmit terrorist në Vjenë

  • E.K /
  • 02 November 2020 - 23:08
 Presidenti Macron reagon pas sulmit terrorist në Vjenë

Presidenti i Francës, Emanuel Macron ka reaguar pas sulmit  në qendër të Vjenës i cili i ka lënë disa persona të vrarë, sipas raportimeve, dhe shumë të lënduar.

Macron përmes një postimi në Facebook ka thënë se e ndajnë tronditjen me popullin austriak.

“Ne francezët ndajmë tronditjen dhe ndëshkimin e popullit austriak të goditur sonte nga një sulm në zemër të kryeqytetit të tyre, Vjenë. Pas Francës, një vend mik është nën sulm. Kjo është Evropa jonë. Armiqtë tanë duhet ta dinë me kë kanë të bëjnë. Ne nuk do të dorëzojmë asgjë”, ka shkruar Macron.

(Kosova Sot Online)