Çka pritet të ndodhë sot në Kosovë?

  • G.G /
  • 03 November 2020 - 07:26
Çka pritet të ndodhë sot në Kosovë?

"Kosova Sot Online" sjell ngjarjet më të rëndësishme të ditës

09:30Në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Ferizaj mbahet seanca gjyqësore kundër Faik Graincës për “Keqpërdorim të pozitës apo të autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së”. (Gjykata Themelore, Ferizaj)

10:00Mbahet mbledhja konstituve e Komisionit të përbashkët Parlamentar për Stabilizim Asocim BE – Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506 )

11:00Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, viziton Zonën Ekonomike në Vushtrri. (Lumadh, Vushtrri)

11:00Në Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike raporton Skënder Reçica, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, për kërkesat e Sindikatës së nëpunësve shtetëror të Kosovës të viteve te 90-ta, dhe Sindikatës së ish-policëve të viteve të 90-ta. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)

11:00Në Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, raporton ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi për Raportin Vjetor të Auditimit për pasqyrat financiare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)

11:00Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

11:00Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225)

11:00Lëvizja FOL mban konferencë  për medie me ç’rast do të bëjë publikimin e  “Monitrorimit të Planit të Punës së Qeverisë për periudhën janar-shtator 2020″. (Zyrat e Lëvizjes FOL, Prishtinë)

11:00Deputetja e AAK-së, njëherit kryetare e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, dorëzon 10 mijë maska për studentët e Fakultetit të Mjekësisë të cilët filluan punën praktike klinike në QKUK. (Fakulteti i Mjekësisë)

12:00Në Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike Blerim Kuçi, ministër i Ekonomisë dhe Ambientit, lidhur me emërimet e fundit në bordet e përkohshme, gjendjen në Telekom, gjendjen dhe veprimet e Qeverisë në Ndërmarrjen Trepça Sh.A. si dhe për funksionimin dhe operimin e hidrocentraleve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)

12:00Në Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, raporton ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu për Raportin Vjetor të Auditimit për pasqyrat financiare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)

13:00Kryetari i Degës së PDK-së në Podujevë, njëkohësisht, kandidati për kryetar të Podujevës, Naim Fetahu, mban konferencë për medie. (Banesat e Malësisë, kati II, Podujevë)

13:30Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjes e radhës. (Ndërtesa e KQZ-së, kati 4)

14:00Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit Covid-19 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, interviston Zenel Hisenajn, menaxher i Qendrës së Karantinës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204) 

14:30Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit Covid-19 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, interviston Mustafë Gashi, nga Qendra Operative e MPB-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)

15:00Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit. Në rend dite janë: Debat parlamentar në lidhje fatin e mbi 1600 civilëve shqiptarë, të rrëmbyer nga Serbia gjatë luftës në Kosovë dhe debat parlamentar në lidhje me sensibilizimin dhe masat që duhet të ndërmerren nga Qeveria dhe institucionet përgjegjëse në luftën kundër kancerit të gjirit. (Ndërtesa e Kuvendit) 

15:00Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit Covid-19 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, interviston Valëza Oruqin nga Qendra Operative e MPJ-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204) 

15:30Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, interviston Fatmir Sfishtën, Drejtor i Qendrës së Studentëve në Universitetin e Prishtinës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204) 

(Kosova Sot Online)