Edhe sot deputetët mblidhen në seancë, këto janë pikat e rendit të ditës

  • G.G /
  • 03 November 2020 - 07:29
Edhe sot deputetët mblidhen në seancë, këto janë pikat e rendit të ditës

Edhe sot do të ketë seancë të Kuvendit të Kosovës.

Seanca nis në ora 15:00.

Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon sot seancën plenare në të cilën do të debatohet në lidhje me vazhdimin e Qeverisë së Serbisë që të mbaj të fshehur të vërtetën për fatin e mbi 1600 civilëve shqiptarë, të rrëmbyer nga ky shtet gjatë luftës gjenocidare në Kosovë, që ende konsiderohen të zhdukur.

Po ashtu gjatë kësaj seance deputetët do të debatojnë edhe lidhur me sensibilizimin dhe masat që duhet të ndërmerren nga Qeveria dhe institucionet përgjegjëse në luftën kundër kancerit të gjirit.

(Kosova Sot Online)