Reagon Haradinaj pas sulmit në Vjenë: Terroristët nuk do të fitojnë

  • G.G /
  • 03 November 2020 - 08:15
Reagon Haradinaj pas sulmit në Vjenë: Terroristët nuk do të fitojnë

Kreu i AAK-së, Ramush Hardinaj ka reaguar pas sulmit që ka tronditur mbrëmë Vjenës.

Haradinaj në Facebook ka shkruar se Kosova solidarizohet me popullin austriak.

Ish-kryeministri tha se këto sulme që i ka quajtur qyqare nuk do të realizojnë asnjëherë qëllimet e tyre.

“Terrorizmi goditi edhe Vjenën. Lutemi për jetët e humbura, solidarizohemi me popullin aleat austriak, ndajmë dhembjen me familjarët që humbën të dashurit. Sulmet qyqare asnjëherë nuk do të arrijnë të realizojnë qëllimet e tyre djallëzore. Terroristët nuk do të fitojnë”, ka thënë Haradinaj.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/2210353042422431

(Kosova Sot Online)