Merkel pas sulmit në Vjenë: Lufta kundër terrorizmit është lufta jonë e përbashkët

  • S.A /
  • 03 November 2020 - 08:58
Merkel pas sulmit në Vjenë: Lufta kundër terrorizmit është lufta jonë e përbashkët

Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu tronditjen e saj për sulmet që ndodhën mbrëmë në të gjithë qendrën e Vjenës dhe tha se Gjermania qëndroi në solidaritet me Austrinë fqinje në luftën kundër siç tha ajo “terrorizmit islamik”.

“Në këto orë të tmerrshme kur Vjena është bërë shënjestër e dhunës terroriste, mendimet e mia janë me njerëzit atje dhe forcat e sigurisë që përballen me rrezikun,” tha Merkel në një deklaratë të botuar nga zëdhënësi i saj në Twitter të martën.

“Ne gjermanët qëndrojmë në solidaritet me miqtë tanë austriakë. Lufta kundër terrorizmit islamik është lufta jonë e përbashkët.

(Kosova Sot Online )