Edhe në Selanik nis izolimi , qytetarët protestë kundër kufizimeve

  • G.G /
  • 03 November 2020 - 08:59
Edhe në Selanik nis izolimi , qytetarët protestë kundër kufizimeve

Greqia vendosi izolimin e Selanikut dhe zonave përreth si pasojë e koronavirusit.

Duke nisur prej orës 6 të mengjesit të sotëm ndalohen aktivitetet e panevojshme, përjashtuar këtu marketet, furrat e bukës dhe farmacitë.

Ndalohet qarkullimi në rrugë pa një vërtetim dhe transporti për në ambjentet e punës do të bëhet vetëm me leje te posacme. Shkollat do qëndrojnë hapur por gjimnazet dhe sistemi universitar duhet të aplikojnë mësimin online.

Ky izolim është i ndarë me dy fasha orare që i takojnë ditës dhe natës dhe do të qëndrojë në fuqi për 14 ditë për të parë nëse do të ketë përmirësim në gjendjen me pandeminë.

Mbrëmjen e djeshme qindra qytetarë dolën në protestë kundër masave të qeverisë.

(Kosova Sot Online)