Gjeneva po përgatitet për bllokim: Zbrazen raftet e dyqaneve

  • G.G /
  • 03 November 2020 - 09:02
Gjeneva po përgatitet për bllokim: Zbrazen raftet e dyqaneve

Raftet e zbrazëta nëpër shitore, paralajmërojnë bllokimin në kantonin e Gjenevës: Shtrëngimi i masave që hyn në fuqi nga e hëna në mbrëmje do të ketë ndikim në sjelljen e popullatës sa i përket blerjes.

Ushqim i konservuar, miell dhe letër higjienike e lirë: disa orë para mbylljes, popullata e Gjenevës po i bënte furnizimet e urgjencës, siç e tregojnë fotografitë e bëra në këtë qytet.

Blerjet masive kanë një arsye: nga e hëna në mbrëmje në orën 19:00, në kantonin e Gjenevës mbretëron sërish gjendja jashtëzakonshme, transmeton albinfo.ch.

Restorantet, baret dhe vendet e tjera për kalim të kohës së lirë, qendrat kulturore dhe sportive do të jenë të mbyllura gjatë gjithë muajit. Po kështu, dyqanet që nuk shesin ushqime duhet të mbyllin dyert.

Kërkesa për “produkte të përditshme është në një nivel të lartë”, shkruan një zëdhënëse e Coop-it. Coop ka mjaft stoqe dhe është i përgatitur: “Nuk ka asnjë arsye për të blerë diçka që shkon përtej konsumit të përditshëm”, shkruan më tutje ajo.

Edhe konkurrenti i Coop-it, Migros-i po e ndjen mbylljen: “Ne po regjistrojmë kërkesë të shtuar, veçanërisht sa u përket blerjeve në internet”, thotë një zëdhënës i Migros-it.

“Situata nuk është e krahasueshme me blerjet masive në mars”. Ai ia atribuon këtë faktit se bllokimi i Gjenevës është më pak i rreptë se sa që ishte bllokimi në nivel kombëtar.

Në valën e parë, në muajin mars, përcjell albinfo.ch. “Dhe mbase njerëzit kanë parë se nuk ka mungesë furnizimesh, pavarësisht shtrëngimit të masave”, thotë zëdhënësi.

Ndryshe nga bllokimi i parë, në kantonin e Gjenevës, vazhdojnë të jenë të hapura: shkollat ëfillore, tregjet dhe dyqanet e luleve, si dhe bibliotekat, farmacitë, dyqanet e ilaçeve, optikët, hotelet dhe garazhet. Zyrat postare dhe bankat gjithashtu lejohen të jenë të hapura, transmeton albinfo.ch.

Po kështu, në kontrast me situatën në pranverë, as kufijtë me Francën nuk do të mbyllen. Masat do të zbatohen deri në 29 nëntor.

(Kosova Sot Online)