Presidenti Macron: Evropa në zi, një nga tanët u sulmua nga terrorizmi islamik

  • G.G /
  • 03 November 2020 - 09:34
Presidenti Macron: Evropa në zi, një nga tanët u sulmua nga terrorizmi islamik

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka reaguar pas sulmit terrorist në Vjenë, duke thënë se Evropa është në zi pas këtij sulmi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Macron ka thënë se Franca është e gatshme t’i dalë në ndihmë Austrisë.

“Evropa është në zi. Njëri nga tanët është goditur rëndë nga terrorizmi islamik. Bashkëndiejmë me familjet e viktimave. Franca është përkrah Austrisë dhe e gatshme t’i dalë në ndihmë”, ka shkruar Macron.

Ndryshe, Policia e Vjenës ka konfirmuar se tre persona kanë vdekur nga sulmi terrorist që ka ndodhur mbrëmë.

Përmes Twitter-it, nga ky institucion thonë se bëhet fjalë për dy burra dhe një grua që kanë vdekur pasi që janë qëlluar me armë zjarri.

Gjithashtu, bëhet e ditur se gjithsej 15 persona kanë mbetur të plagosur pas sulmit, derisa në mesin e tyre është edhe një oficer policie.

Sulmi ishte organizuar nga së paku një person, që është qëlluar dhe vrarë nga policia, thuhet në njoftimin e Policisë së Vjenës, derisa bëhet e ditur se ky sulm terrorist është bërë me motive islamike. 

(Kosova Sot Online)