Rrahje në Deçan, policia arreston katër persona

  • G.G /
  • 03 November 2020 - 09:53
Rrahje në Deçan, policia arreston katër persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona në fshatin Strellc i Epërm të Deçanit, meqenëse janë rrahur mes vete.

Për rastin është informuar prokurori dhe me vendim të tij personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë.

“Nga njësitë përkatëse të Policisë janë ndërmarrë masat e nevojshme të menjëhershme dhe katër (4) personat e dyshuar në këtë rast janë arrestuar. Më pas nga personi i dyshuar (familjar i të dyshuarve të tjerë) është kanosur viktima e rastit, ku Policia menjëherë ka arrestuar edhe këtë të dyshuar për veprën penale ‘kanosje’”, thuhet në njoftimin e Policisë.

(Kosova Sot Online)