Rrëfimi i kosovares: Kështu shpëtuam nga sulmi i mbrëmshëm në Vjenë

  • G.G /
  • 03 November 2020 - 10:16
Rrëfimi i kosovares: Kështu shpëtuam nga sulmi i mbrëmshëm në Vjenë

Një kosovare që jeton në Vjenë të Austrisë ka treguar se si i ka shpëtuar sulmit terrorist që ndodhi mbrëmë në këtë qytet.

Pikërisht në lagjen ku ndodhi sulmi, ajo e kishte lënë të takohej me shoqen e saj, por që në momentin e fundit, takimi i tye kishte dështuar.

“.. pastaj veq kur ndegjoi që po në atë lagje ku e kishim lan takimin tonë ishte një ngjarje jasht zakonshme e tmerrshme .. menjëher i afrova Fëmijt e mi i përqafoia shumë dhe thash me vete Oh Allah kujt ja paskna bër një nderë që më mbrojte nga rreziku ë”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook.

Ndryshe, Policia e Vjenës ka konfirmuar se tre persona kanë vdekur nga sulmi terrorist që ka ndodhur mbrëmë.

(Kosova Sot Online)