Kryeministri armen pas sulmit në Vjenë: Një luftë e re ka filluar dhe bota po e injoron

  • G.G /
  • 03 November 2020 - 10:46
Kryeministri armen pas sulmit në Vjenë: Një luftë e re ka filluar dhe bota po e injoron

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, ka thënë se ka nisur një luftë botërore hibdride dhe sa më shumë që bota ta injorojë atë, aq më e dukshme do të bëhet kjo luftë.

Sipas tij, kjo luftë është e drejtuar në masë të barabartë kundër të krishterëve, myslimanëve dhe çifutëve.

Pashinyan tha se rajoni Nagorno-Karabak, të cilin armenët e quajnë Artsakh, është bërë vijë e frontit për kundër-terrorizmin, duke shprehur njëkohësisht përkrahje për Vjenën.

“Artsakh-u është bërë vijë e frontit për kundër-terrorizmin. Ne jemi me ty, Vjenë. Civilizimi duhet të fitojë”, shkroi ai në Twitter.

Ndryshe, në sulmin e Vjenës deri më tani janë konfirmuar pesë të vrarë, përfshirë njërin nga sulmuesit. Përkrahje për Austrinë kanë ofruar shumë shtete në Evropë dhe jashtë saj, ndërsa sulmi është dënuar ashpër nga liderët botërorë.

(Kosova Sot Online)