14-vjeçarja nga Prizreni hidhet nga ura në lumë, dyshohet se tentoi të vetëvritet

  • G.G /
  • 03 November 2020 - 11:20
14-vjeçarja nga Prizreni hidhet nga ura në lumë, dyshohet se tentoi të vetëvritet

Një 14-vjeçare po dyshohet se ka kërcyer nga ura e “Drinit të Bardhë” në fshatin Gjonaj të Prizrenit, pasditen e së dieles.

Rastin për Media  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Të miturën e ka shpëtuar një kalimtar rasti, i cili e ka nxjerrë nga lumi.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 12:50 minuta, ku një 14-vjeçare ka tentuar të vetëvritet, por që nga një dëshmitarë rasti ka intervenuar dhe ka arritur ta nxjerrë atë nga lumi. E njëjta është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe gjendja e saj është stabile. Poashtu ajo është kontaktuar edhe nga Qendra Sociale, por që ende nuk dihen arsyet që kanë quar deri në këtë situatë”, ka deklaruar Osmanollaj.

14-vjeçarja po dyshohet se ka kërcyer nga ura në lumë, derisa dyshimet e para të policisë janë se e mitura ka tentuar të vetëvritet.

(Kosova Sot Online)