Kancelari austriak pas sulmeve në Vjenë: Ky nuk është konflikt mes të krishterëve dhe myslimanëve

  • G.G /
  • 03 November 2020 - 11:26
Kancelari austriak pas sulmeve në Vjenë: Ky nuk është konflikt mes të krishterëve dhe myslimanëve

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, pas sulmit në Vjenë ka thënë se ë gjithë ky nuk është mosmarrëveshje mes të krishterëve dhe myslimanëve ose mes austriakëve dhe migrantëve.

Kurz përmes një postimi në Twitter tha se kjo është luftë mes shumë njerëzve, atyre që besojnë në paqe dhe atyre që duan luftë.

“Por ne gjithmonë duhet të jemi të vetëdijshëm se ky nuk është një mosmarrëveshje midis të krishterëve dhe myslimanëve ose midis austriakëve dhe migrantëve. Kjo është një luftë midis shumë njerëzve që besojnë në paqe dhe atyre pak që duan luftë”, ka shkruar Kurz.

Ndërsa, deri tani raportohet se ka shkuar në pesë numri i të vrarëve në sulmin e Vjenës

Autoritetet austriake njoftuan të martën se pesë persona kanë vdekur deri më tani nga sulmi që u krye në mbrëmjen e së hënës në Vjenë, përfshirë njërin nga sulmuesit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Karl Nehammer, tha se dy burra dhe dy gra kanë vdekur nga plagët në sulmin e së hënës në mbrëmje. Një sulmues i dyshuar, i cili mbante në dorë një pushkë dhe një jelek të rremë për vetëvrasje, është qëlluar për vdekje nga policia. 

(Kosova Sot Online)