Trump: Vota për Bidenin e përgjumur ia jep qeverinë komunistëve e socialistëve

  • G.G /
  • 03 November 2020 - 11:48
Trump: Vota për Bidenin e përgjumur ia jep qeverinë komunistëve e socialistëve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka sulmuar edhe një herë rivalin e tij, Joe Biden, duke thënë se vota për të nënkupton dorëzim të kontrollit të qeverisë te komunistët dhe socialistët.

“Një votë për Joe Bidenin e përgjumur është votë për t’ia dhënë kontrollin e qeverisë globalistëve, komunistëve, socialistëve dhe hipokritëve të pasur liberalë, të cilët duan që  t’ju heshtin, t’ju cenzurojnë, t’ju anulojnë dhe t’ju ndëshkojnë. Dilni dhe votoni #MAGA (Make America Great Again – sllogan i Trumpit) nesër!”, shkroi ai në Twitter.

Zgjedhjet e së martës në Shtetet e Bashkuara po cilësohen si më përçarëset në dekadat e fundit për shkak të dallimeve të mëdha në pikëpamje mes dy kandidatëve për çështjet më të rëndësishme, siç janë pandemia COVID-19 dhe ngrohja globale.

(Kosova Sot Online)