Reagon Kurti pas sulmeve terroriste në Vjenë

  • G.G /
  • 03 November 2020 - 12:15
Reagon Kurti pas sulmeve terroriste në Vjenë

Kryetari i VV’së, Albin Kurti ka reaguar pas sulmit terrorist që ndodhi mbrëmë në Vjenë.

Ai ka shkruar se sulmet e tilla fuqizojnë bindjen për të rezistuar ndaj çdo përpjekje për të mbjellë frikë.

“Pas sulmeve në Dresden të Gjermanisë ku u vra një e një tjetër u lëndua rëndë dhe në Paris e Nicë të Francës ku u vranë njëherë një e pastaj tre, edhe Vjena përjetoi një akt terrori famëkeq. Sulme të tilla rëndojnë mbi familjet e viktimave dhe popujve të tyre, por fuqizojnë bindjen dhe idealin njerëzor anekënd globit për t’i dënuar ato dhe për të rezistuar ndaj çdo përpjekje për të mbjellë frikë në jetët tona. Të bashkuar e në solidaritet qëndrojmë pranë më të dashurve të viktimave dhe të të lënduarve, si dhe mbarë popullit të Austrisë”, ka shkruar Kurti.

Në sulmin terrorist, të cilësuar nga autoritetet austriake, me motive islamike, kanë vdekur katër persona. Një nga sulmuesit është vrarë, e sipas mediave në Austri, është shqiptar i Maqedonisë Veriore. Të tjerët janë në kërkim.

(Kosova Sot Online)