Ana tjetër e natës së përgjakshme, këta janë 2 heronjtë e Vjenës

  • G.G /
  • 03 November 2020 - 12:17
Ana tjetër e natës së përgjakshme, këta janë 2 heronjtë e Vjenës

Banorët e Vjenës në orët e vona të së hënës janë tmerruar nga një sulm terrorist i cili ishte shtrirë në plotë 6 lokacione.

Deri tani siç kanë konfirmuar autoritetet austriake nga ky sulm kanë vdekur 4 qytetarë të pafajshëm dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur. Gjithashtu është eliminuar edhe njëri nga sulmuesit i cili ka prejardhje shqiptare Maqedonia e Veriut.

Në gjithë atë tmerr, dy persona, Recep Gultekin dhe Mikain Ozen, kishin rrezikuar jetët e tyre derisa kishin ndihmuar një grua dhe një oficer policie të plagosur për t’u larguar nga vendi i tmerrit, shkruan Blick.ch.

Tashmë të dy janë duke u konsideruar si heronj në kryeqytetin austriak.

Gultekin pasi kishte shpëtuar policin, kishte rrëfyer të gjithë ngjarjen në një video te publikuar një rrjete sociale.

“Djema, jam mirë, mos u shqetësoni. Jemi të sigurt tani”, citohet t’i ketë thënë polici.

(Kosova Sot Online)