Tre policët që i luftuan dje terroristët në Vjenë ishin nga Kosova, thotë ministrja Haradinaj në Berlin

  • G.G /
  • 03 nëntor 2020 - 13:40
Tre policët që i luftuan dje terroristët në Vjenë ishin nga Kosova, thotë ministrja Haradinaj në Berlin

Tre policë që luftuan dje me terroristët ishin shqiptarë nga Kosova.

Kështu tha ministrja e jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla sot në Berlin, para takimit me Ministrin e jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas.

“Kosova dënon njëzëri sulmet e natës së shkuar në Vjenë. Nuk do të jap komente mbi burime të pakonfirmuara, por do të doja të nenvijëzoja disa fakte të rëndësishme mbi atë çfarë ka ndodhur dje. Tre prej efektivëve të policisë që iu përgjigjën sulmeve të mbrëmshme ishin shqipëtarë, shtetas të Kosovës, të cilët jetojnë të mirëintegruar në Vjenë dhe punojnë e luftojnë krahas qytetarëve austriakë për të mbrojtur vlerat dhe qëllimet që ne ndajmë me popullin austriak. Le të reflektojmë mbi këtë deshmi të mirë integrimit të qytetarëve tanë dhe faktit se Kosova qëndron përkrah aleatëve tanë në luftën kundër ISIS dhe terrorizmit”, tha Haradinaj Stublla. 

(Kosova Sot Online)