Aktivisti amerikan: Pacientët me COVID-19 në Korenë Veriore po lihen të vdesin urie në karantinë

  • S.A /
  • 03 November 2020 - 13:59
Aktivisti amerikan: Pacientët me COVID-19 në Korenë Veriore po lihen të vdesin urie në karantinë

Aktivisti amerikan: Pacientët me COVID-19 në Korenë Veriore po lihen të vdesin urie në karantinë

Aktivisti amerikan, Tim Peters, ka pretenduar se pacientët e infektuar me koronavirus në Korenë Veriore po lihet të vdesin urie në kampet e karantinës.

Në disa raporte tjera thuhet se njerëzit me simptoma të virusit po izolohen në shtëpi pa ushqim dhe se autoritetet kanë djegur shumë trupa të viktimave të koronavirusit, shkruan Daily Mail.

Tim Peters, aktivist i krishterë që e udhëheq organizatën bamirëse “Helping Hands Korea”, tha se burimet në Korenë Veriore pretendojnë se kampet e karantinës për koronavirus janë ngritur në qytetet afër kufirit me Kinën.

Sipas tij, njerëzit e izoluar në këto kampe shpesh lihen pa kujdes shëndetësor dhe se vdekjet nga uria janë të shpeshta.

“Një nga pjesët më alarmante të informacioneve që ka ardhur te ne është se qeveria e Koresë Veriore është duke ofruar sasi absolutisht minimale ose aspak ushqim dhe ilaçe për ata që vendosen aty”, tha ai për një gazetë kineze.

“Varet nga familjet e qytetarëve të karantinuar që të vijnë te qoshet e kampeve dhe të sjellin ushqim për t’i mbajtur gjallë të afërmit, bashkë me ilaçet që mund t’i sigurojnë, të cilat mund të jenë të blera ose të përgatitura në shtëpi”, shtoi ai.

Ndryshe, Koreja Veriore zyrtarisht nuk ka raportuar asnjë rast të koronavirusit, duke thënë se vendi nuk është prekur nga sëmundja e re. Sidoqoftë, analistët dhe ekspertët besojnë se një gjë e tillë është pak e mundshme dhe se pushteti komunist është duke i fshehur rastet.

(Kosova Sot Online )