Vendoset, në këtë ditë deputetët do të votojnë për Ligjin për Rimikëmbjen Ekonomike

  • G.G /
  • 03 November 2020 - 14:13
Vendoset, në këtë ditë deputetët do të votojnë për Ligjin për Rimikëmbjen Ekonomike

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, njofton se seanca për ta votuar në lexim të dytë Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike do të mbahet ditën e premte, duke filluar nga ora 11:00.

“Ne emer te deputeteve nenshkrues, dorezova kerkesen per seance te jashtezakonshme, per te kaluar ne lexim te dyte, ligjin për rimekembje ekonomike.

Seanca do te mbahet diten e premte ne ora 11:00”, shkruan Gashi në profilin e tij në FB.

Rreth dy javë më parë, Ligji për Rimëkembjen Ekonomike ka marrë votat e nevojshme në lexim të parë.

Kjo ndodhi pas më shumë se gjashtë herë kur deputetët provonin ta kalonin ligjin në fjalë. 

(Kosova Sot Online)