Presidenti Thaçi reagon në ditën e zgjedhjeve në Amerikë, por nuk tregon se kënd e përkrah

  • G.G /
  • 03 November 2020 - 14:40
Presidenti Thaçi reagon në ditën e zgjedhjeve në Amerikë, por nuk tregon se kënd e përkrah

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka uruar amerikanët për ditën e zgjedhjeve presidenciale të cilat po mbahen sot por që nuk është pozicionuar për ndonjërin nga kandidatët.

Thaçi ka shkruar se Kosova beson në themelet demokratike të Amerikës.

“Dita e Zgjedhjeve në ShBA është e rëndësishme për amerikanët por edhe për kombet në mbarë botën poashtu. Kosova beson në themelet e forta demokratike të Amerikës të cilat kanë qenë një shtyllë e stabilitetit global. Në emër të popullit të Kosovës, u uroj një Ditë të Zgjedhjeve të qetë të gjithë amerikanëve”, ka shkruar Thaçi.

Sot amerikanët do të votojnë në zgjedhjet presidenciale në ShBA, presidenti Donald Trump dhe kandidati demokrat Joe Biden do të ballafaqohen në garën për Zyrën Ovale në katër vjetët e ardhshme.

(Kosova Sot Online)