Raportimet e mediave serbe: Terroristët në Vjenë janë shqiptarë

  • G.G /
  • 03 November 2020 - 15:14
Raportimet e mediave serbe: Terroristët në Vjenë janë shqiptarë

Mediat serbe po raportojnë se shqiptarët kanë qenë protagonistët e terrorit të mbrëmshëm në Vjenë të Austrisë që i la të vdekur 5 persona, e mbi 20 të plagosur.

Të dyshuarit janë midis 16 dhe 25 vjeç dhe kanë lindur në Vjenë, Kosovë, Çeçeni, Bangladesh, Shën Petersburg. Ata u vendosën në Vjenë (10) dhe St. Polten (2), shkruan portali Heute.at, raporton Novosti.

Edhe mediat tjera në Serbi kanë shkruar se terroristët janë shqiptarë.

Deri tani, me origjinë shqiptare është konfirmuar se është Kujtim Fejzullahi, që si vrasësi kryesor, u qëllua për vdekje nga Policia austriake. Ai vjen nga një fshat i Tetovës.

Më herët, Fejzullahi ishte dënuar me burgim për shkak se kishte tentuar që t’i bashkohej organizatës terroriste ISIS. 

(Kosova Sot Online)