Melania shkon pa maskë për të votuar, tregon pse nuk votoi bashkë me Trumpin

  • E.K /
  • 03 November 2020 - 18:01
 Melania shkon pa maskë për të votuar, tregon pse nuk votoi bashkë me Trumpin

Edhe Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Melania Trump ka marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të Amerikës.

Melania Trump ka shkuar në një qendër rekreative në Palm Beach për të votuar. Në atë qendër, ajo ishte personi i vetëm që nuk mbante maskë raporton WSJ.

Teksa kaloi përreth fotoreporterëve, Melania bëri me dorë dhe u buzëqeshi gazetarëve.

Ajo tha se po ndihej “eshkëlqyeshëm”.

E pyetur pse nuk votoi me burrin e saj javën e kaluar, ajo tha: “Është Dita e Zgjedhjeve, kështu që unë doja të vija këtu për të votuar”.

(Kosova Sot Online)