Centralizmi në drejtësi po e qon sistemin drejtë bllokadës totale të dirigjuar nga politika

Centralizmi në drejtësi po e qon sistemin drejtë  bllokadës totale të dirigjuar nga politika
Centralizmi në drejtësi po e qon sistemin drejtë  bllokadës totale të dirigjuar nga politika

Hasan Preteni

  • 03 November 2020 - 07:16

Shkruan: Hasan Preteni

Ka shumë prokuror, hetues policor dhe gjyqtar të përfshirë në afera korruptive, mos të flasim për nepotizëm dhe konflikte të interesit. Së fundi edhe Zyra e Prokurorit Disiplinor u mbyll dhe tani kompetencat shtrihen mbi Këshillat Prokurorial dhe ati Gjyqësor. Konflikt Interesi në realizimin e misionit. Këshillat emërojnë përcaktojnë politika dhe tani merren edhe me problemet disiplinore. Shumë misione-mandate që nuk lidhen mes veti të koncentruara në një vend. Në vlerësimin tim, suksese nuk do të ketë dhe sistemi do të bllokohet.

E vështirë të besohet se gjyqësori do të pastrohet brenda për brenda. Praktika e deritanishme tregon se një rast zbulohet brenda pushtetit të tretë vetëm nëse ja prish punët dikujt brenda sistemit. Ishte rasti i Nazmi Mustafit, ish shefit të Task Forcës kundër korrupsionit, i cili u hetua dhe në fund u dënua, rasti i vetëm nga prokuroria.

Ky rast u hap në atë kohë kundër prokurorit vetëm e vetëm se i njëjti filloi hetimin e një rasti ku kishte shumë aktor dhe me të cilin prekeshin shumë interesa. Me largimin e ish shefit, u mbyll ajo task forcë dhe më nuk pati asnjë lëvizje, asnjë progres. Do të ishte mirë që edhe ky rast të jetë zanafilla e fillimit të një procesi, por vështirë është për të besuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".