ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Vjenë të Austrisë

  • E.K /
  • 03 November 2020 - 19:47
 ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Vjenë të Austrisë

Shteti Islamik mori përgjegjësinë të martën për sulmin me armë në Vjenë ku u vranë të paktën katër njerëz.

Sipas Reuters, deklarata u shoqërua me një foto të një burri me mjekër, të quajtur “Abu Dagnah Al-Albany”, duke thënë se ai sulmoi turmat në qendër të Vjenës të hënën me një armë dhe një automatik, para se të vritej vetë nga policia austriake.

Ndryshe, rreth orës 20:00 të mbrëmjes së ditës së hënë një sulm me armë ishte raportuar në Vjenë të Austrisë.

Si pasojë kanë vdekur katër persona, si dhe njëri nga sulmuesit – ndërkohë është raportuar për rreth 20 të plagosur.

Policia austriake ka arrestuar 14 persona në bastisjet e lidhura me sulmin vdekjeprurës. 

(Kosova Sot Online)