Kurti: Sulmet terroriste janë akt terrori, qytetarët e Kosovës i dënojnë fuqimisht ato

  • E.K /
  • 03 November 2020 - 20:40
 Kurti: Sulmet terroriste janë akt terrori, qytetarët e Kosovës i dënojnë fuqimisht ato

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka cilësuar si akt terrori e urrejtjeje sulmet terroriste të ndodhura javët e fundit, teksa ka thënë se qytetarët e Kosovës i dënojnë fuqimisht ato.

Kurti ka reaguar nëpërmjet llogarisë së tij në ‘Twitter’, gjersa ka shtuar se terroristët nuk përfaqësojnë as komb e as fe.

“Skenat e krimit të të shtënave në Vjenë, Nice dhe Dresden janë akte terrori dhe urrejtjeje. Qytetarët e Kosovës i dënojnë fuqimisht ato. Terroristët nuk përfaqësojnë asnjë besim, as ndonjë vend”, ka deklaruar ai.

Kurti lidhur me sulmet terroriste ka reaguar disa orë më parë edhe në ‘Facebook’, duke ngushëlluar të afërmit e viktimave dhe popullin e Austrisë.

“Pas sulmeve neë Dresden teë Gjermaniseë ku u vra njeë e njeë tjeteër u leëndua reëndeë dhe neë Paris e Niceë teë Franceës ku u vraneë njeëhereë njeë e pastaj tre, edhe Vjena peërjetoi njeë akt terrori fameëkeq. Sulme teë tilla reëndojneë mbi familjet e viktimave dhe popujve teë tyre, por fuqizojneë bindjen dhe idealin njereëzor anekeënd globit peër t’i deënuar ato dhe peër teë rezistuar ndaj cëdo peërpjekje peër teë mbjelleë frikeë neë jeteët tona. Teë bashkuar e neë solidaritet qeëndrojmeë praneë meë teë dashurve teë viktimave dhe teë teë leënduarve, si dhe mbareë popullit teë Austriseë”, thuhej në reagimin e tij.

(Kosova Sot Online)