Këto janë sondazhet e fundit nga të gjitha universitetet dhe mediet e mëdha në SHBA

  • E.K /
  • 04 November 2020 - 00:11
 Këto janë sondazhet e fundit nga të gjitha universitetet dhe mediet e mëdha në SHBA

Zgjedhjet në SHBA kanë marrë vëmendje të madhe nga e gjithë bota.

Numërimi i votave sivjet do të zgjasë më shumë se sa zgjedhjet tjera, kjo edhe si pasojë e pandemisë.

Presidenti i tanishëm, Donald Trump, garon kundër kandidatit demokrat Joe Biden.

Këto janë sondazhet e fundit para zgjedhjeve, ndërkohë që CNN do të dalë me exit-pollin e parë në ora 24:00(koha lokale në Kosovë).

Këtë vit numërimi i fletë-votimeve do të kërkojë kohë për shkak të pandemisë dhe numrit të madh të votave të dërguara me postë.

Pasi të përfundojë numërimi në të 50 shtetet, çdo guvernator harton listën e “elektorëve” (anëtarëve të Kolegjit Elektoral për shtetin e vet).

Kopja e listës i dërgohet drejtorit të Arkivave Kombëtare.

 Anëtarët e Kolegjit Elektoral të çdo shteti, mblidhen në kryeqytetin e shtetit të tyre, për të votuar për presidentin.

Kjo ndodh në dhjetor, të hënën, menjëherë pas të mërkurës së dytë të muajit. Këtë vit data është 14 dhjetor .

Votimi në disa shtete mbaron brenda një ore.

(Kosova Sot Online)