Zyrtarë të EULEX’it zbarkojnë në shtëpinë e Jakup Krasniqit

  • G.G /
  • 04 November 2020 - 08:05
Zyrtarë të EULEX’it zbarkojnë në shtëpinë e Jakup Krasniqit

Forcat e shumta policore nga njësia EULEX-it në mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00, kanë shkuar në shtëpinë e Jakup Krasniqit në Prishtinë.

Arsyet e shkuarjes se njësiteve të EULEX tek shtëpia e Jakup Krasniqit ende nuk dihen.

Ata janë ende duke qëndruar duke bllokuar edhe rrugën në të cilën gjendet shtëpia e Krasniqit.

Jakup Kraniqi është një nga figurat kryesore të Ushtrisëë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ai ishte ndër figurat kryesore të UÇK-së duke mbajtur edhe poste të larta gjatë luftës si zëdhënës i UÇK-së.

Poste të larta Krasniqi kishte edhe pas luftës si kryetar Kuvendit të Kosovës dhe Ministër dhe të tjera.

Ai ishte Ministër i Ministrisëë së Shërbimeve Publike në Qeverinëë e Kosovës e më pas mori postin e të parit të Kuvendit të Kosovës.

Me poshtë sjellim disa pamje nga gjendja aktuale.

Tani Krasniqi mban postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nisma-s Socialdemokrate./kp/

(Kosova Sot Online)