Çka pritet të ndodhë sot në Kosovë?

  • G.G /
  • 04 November 2020 - 08:14
Çka pritet të ndodhë sot në Kosovë?

"Kosova Sot Online" sjell ngjarjet më të rëndësishme të ditës së sotme.

10:00Ministrja e Financave dhe Transfereve Hykmete Bajrami, raporton në Komisioni për Buxhet dhe Transfere lidhur me zhvillimet e fundit në Administratën Tatimore të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, C203) 

10:00Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) dhe Projekti për Arsim të Lartë, Hulumtim dhe Shkencat e Aplikuara Plus (HERAS+), nënshkruajnë Memorandumin e Mirëkuptimit. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) 

11:00Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me organizatën Ta Pastrojmë Kosovën për fushatën “T’i japim vendit ngjyra”, përmes së cilës synohet që brenda 10 viteve të mbillen 1.8 milionë drunj. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë)

11:00Organizata “Germin”, mban konferencë për medie në të cilën do të lansohet programi dhe partnerët e Konferencës “Diaspora Flet 2020″. (Qendra e Inovacionit të Kosovë)

11:00Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të marrin pjesë në fillimin e punimeve të aneksit të objektit shkollor “Dy Dëshmorët”. (Sërbicë, Prizren)

11:00Save the Children në bashkëpunim me komunën e Gjilanit bëjnë hapjen e Qendrës së Kujdesit Zhvillimit dhe Edukimit në Fëmijëri të Hershme në shkollën e fshatit Zhegër. (Shkolla “Agim Ramadani”, Zhegër)