Kujt tjetër i hyri sot Specialja në shtëpi?

  • G.G /
  • 04 November 2020 - 08:35
Kujt tjetër i hyri sot Specialja në shtëpi?

Mëngjesin e ditës së sotme, zyrtarë të EULEX’it kanë zbarkuar në shtëpinë e ish-kreut të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit.

Megjithatë, shtëpia e Krasniqit nuk është e vetmja ku po kryhen bastisje nga EULEX’i.

Kështu ka njoftuar Tribunali Special përmes një njoftimi për media.

Të njejtët në një njoftim të shkurtër bëjnë me dije se janë duke kryer operacione edhe në disa lokacione të tjera, në mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe EULEX’it.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Më shumë informacion do të jepet më vonë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)