Çfarë thotë EULEX’i për bastisjet e Speciales

  • G.G /
  • 04 November 2020 - 08:54
Çfarë thotë EULEX’i për bastisjet e Speciales

Tribunali Special është duke kryer disa bastisje në Kosovë në një operacion që po kryhet me mbështetjen e Policisë dhe zyrtarëve të EULEX’it.

Media ka kontaktuar këto dy institucione për të parë se ku janë lokacionet tjera ku po kryhen këto bastisje.

Deri më tani, është konfirmuar vetëm se janë duke u kryer bastisje në shtëpinë e ish-kreut të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit.

Policia e Kosovës të kontaktuar nga Gazeta nuk kanë dhënë më tutje informacione.

Megjithatë, në EULEX thonë për Express se deri më tani nuk mund të deklarohen më shumë për informacione, përveç asaj që tashmë është bërë publike nga Specialja.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Më shumë informacion do të jepet më vonë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)