Edhe Policia e Kosovës po asiston në aksionin e Speciales

  • G.G /
  • 04 November 2020 - 08:56
Edhe Policia e Kosovës po asiston në aksionin e Speciales

Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke kryer disa operacione në Prishtinë. Një prej lokacioneve ku po kryhet bastisje është edhe shtëpia e Jakup Krasniqit.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, ZPS’ja ka bërë me dije se këto operacione po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Më shumë informacion do të jepet më vonë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Jakup Kraniqi është një nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ai ishte ndër figurat kryesore të UÇK-së duke mbajtur edhe poste të larta gjatë luftës si zëdhënës i UÇK-së.

Ai ishte ftuar për intervistim nga Haga në korrik të vitit të kaluar.

Poste të larta Krasniqi kishte edhe pas luftës si kryetar Kuvendit të Kosovës dhe Ministër.

(Kosova Sot Online)