Klinaku thotë se mund të ketë arrestime nga bastisjet e sotme të Speciales

  • G.G /
  • 04 November 2020 - 09:24
Klinaku thotë se mund të ketë arrestime nga bastisjet e sotme të Speciales

Sekretari i organizatës së veteranëve, Faton Klinaku ka reaguar pas bastisjes së EULEX’it në shtëpinë  e ish-kreut të Kuvendit, Jakup Krasniqit.

Klinaku ka shkruar në Facebook se Specialja po vazhdon spektaklet e saj.

“Gjykata ilegale Speciale vazhdon spektaklet e saj. Ajo kryen bastisje në shtëpinë e ish zëdhënësit të UÇK-së Jakup Krasniqi, e dëshmi i merr edhe librat e botuar. Për sa kohë që do të zgjas kjo e keqe e madhe për Kosovën, do të kemi këso lloj spektaklesh”, ka thënë ai.

https://www.facebook.com/Fatonik/posts/10158780517727720

(Kosova Sot Online)