Flet vajza e Jakup Krasniqit: Babi është në katin e parë të shtëpisë, po intervistohet prej orës 6 e 30

  • G.G /
  • 04 November 2020 - 10:36
Flet vajza e Jakup Krasniqit: Babi është në katin e parë të shtëpisë, po intervistohet prej orës 6 e 30

Gresa Krasniqi, vajza e Jakup Krasniqit, ka rrëfyer momentin kur shtëpia e tyre është rrethuar nga forcat e EULEX-it. Ajo tha se EULEX ka hyrë në shtëpi pa paralajmërim dhe pa asnjë dokument, teksa thekson se Krasniqi është ndarë në një dhomë në katin e parë të shtëpisë dhe është duke u marrë në pyetje që nga ora 06:30 e mëngjesit të sotëm.

“Jemi jashtëzakonisht të shqetësuar, na ka brengos mënyra qysh kanë hy në shtëpi pjesëtarët e EULEX-it…Kanë mbërri në mëhallë në mëngjes, e pash që e kanë rrethu komplet shtëpinë, në momentin që e kam hapur derën kam kërku a kanë drejt me kontrollu, kanë hy në shtëpi pa paralajmërim pa asnjë dokument”, tha vajza e Krasniqit në Kanal10.

Tutje ajo shtoi se Jakup Krasniqi është duke u intervistuar në katin e parë të shtëpisë.

“Është në katin e parë të shtëpisë, për momentin po intervistohet nga ora 06:30”, tha tutje ajo.

Ajo tha se gjithmonë familja e ka pasur bindjen që “babi ka me qenë vetëm dëshmitar”.

Ndryshe, pak më parë vajza e Jakup Krasniqit, Gresa, ka reaguar edhe përmes një postimi në profilin e saj në Facebook.

Ajo ka përmendur emrat e ish-bashkëpartiakëve të Krasniqit, që e kanë votuar Specialen, duke i quajtur deputetë të dështuar, të shitur e të ndyrë, derisa i ka pyetur edhe se si po ndihen me pamjet nga ky aksion.

(Kosova Sot Online)