U tha se Specialja po ia bastisë shtëpinë, lajmërohet Daut Haradinaj

  • G.G /
  • 04 November 2020 - 10:45
U tha se Specialja po ia bastisë shtëpinë, lajmërohet Daut Haradinaj

Në media u raportua se Specialja po kryen bastisje edhe në shtëpinë e deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj, por ky i fundit iu është përgjigjur këtyre raportimeve me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, duke bërë me dije se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

Ai sapo ka publikuar një fotografi me zv/kryeministrin Besnik Tahiri, ku shkruan shkurtë “Mirëmëngjesi për të gjithë”.

Ndryshe, Policia e Kosovës është duke asistuar në aksionin që po zhvillon Zyra e Prokurorit të Specializuar në disa lokacione në kryeqytet.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Policia e Kosovës, sipas nevojës, vlerësimeve dhe kërkesës së EULEX-it, iu asiston në ruajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike si dhe mbarëvajtjes së trafikut”.

Se po kryhen bastisje në disa lokacione në kryeqytet e ka konfirmuar edhe Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Megjithatë, nuk kanë dhënë më shumë informacione.

 “Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Më shumë informacion do të jepet më vonë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)