Veteranët thonë se informacionet se ka bastisje tjera s’i kanë të konfirmuara

  • G.G /
  • 04 November 2020 - 11:04
Veteranët thonë se informacionet se ka bastisje tjera s’i kanë të konfirmuara

Pak minuta më parë, sekretari i organizatës së veteranëve, Faton Klinaku ka thënë se ka informacione për bastisje tjera që po kryen Specialja, pos asaj në shtëpinë e Jakup Krasniqit.

Megjithatë, Klinaku në Facebook ka shkruar se këto informacione nuk i kanë të konfirmuara.

“Media të nderuara, informacionet për bastisje të tjera përveç shtëpisë së z.Jakup Krasniqi nuk janë të sakta sepse nuk janë të konfirmuara”, ka shkruar ai.

Klinaku më parë ka thënë se ka informacione për bastisje në shtëpinë e Rexhep Selimit dhe të Azem Sylës.

https://www.facebook.com/Fatonik/posts/10158780625007720

(Kosova Sot Online)