Përsëri alarm në Vjenë, Policia tregon se kanë rënë pre e një informate të rrejshme

  • G.G /
  • 04 November 2020 - 11:28
Përsëri alarm në Vjenë, Policia tregon se kanë rënë pre e një informate të rrejshme

Para pak minutash në qendër të Vjenës ku edhe ka ndodhur sulmi terrorist janë parë një numër i madh i makinave të policisë.

Qytetarë të shumtë kanë reaguar të shqetësuar pas zhurmës së madhe të sirenave të afro 20 automjeteve të cilat kishin shkuar për të ndërhyrë.

Megjithatë gjithçka ka dalë të jetë një alarm i rrejshëm. Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë policia austriake, duke iu bërë thirrje qytetarëve që të mos shqetësohen pasi ka qenë vetëm një informatë e rrejshme.

“Shkas ishte keqinformimi, nuk ka rrezik”, thuhet në konfirmimin e Policisë austriake.

Vjena ende s’po gjen qetësi pas sulmit terrorist të para dy ditëve ku mbeten të vdekur pesë persona dhe u plagosen disa të tjerë.

Autori i sulmit, Kujtim Fejzuallhi, është eliminuar natën e sulmit nga policia, dhe siç ka dekoruar dje ministri i Punëve të Brendshme të Austrisë, ka të ngjarë që Fejzullahi e ka kryer i vetëm sulmin.

(Kosova Sot Online)