Publikohet bilanci zyrtar i tërmetit në Izmir

  • G.G /
  • 04 November 2020 - 11:44
Publikohet bilanci zyrtar i tërmetit në Izmir

Autoritetet turke kanë njoftuar se kanë përfunduar operacionet e kërkim-shpëtimit në qytetin e Izmirit pas tërmetit të fuqishëm që goditi zonën e Egjeut ditën e premte.

Sipas të dhënave zyrtare, tashmë nga tërmeti 6.6 ballë Rihter kanë humbur jetën 114 persona, ndërsa 1035 të tjerë janë plagosur, një pjesë e të cilëve është ende në spital dhe po merr mjekim.

Kryetari i Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave Mehmet Güllüoëlu falënderoi të gjithë ekipet e kërkim-shpëtimit dhe vullnetarët që u angazhuan në këtë operacion kaq delikat.

(Kosova Sot Online)