Ministri i NISMA-s: Jemi me ty baci Jakup!

  • G.G /
  • 04 November 2020 - 11:54
Ministri i NISMA-s: Jemi me ty baci Jakup!

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë nga radhët e Nismës Socialdemokrate Vesel Krasniqi, ka komentuar shkurtë zhvillimet që po ndodhin në shtëpinë e Jakup Kransiqit në Velani të Prishtinës.

Teksa e quan bac, ministri Krasniqi thotë se krenohet me veprat e ish-kryeparlementarit Jakup Krasniqi.

“Krenohemi me veprat dhe sakrificen e bacit Jakup !

Kemi qenë, jemi dhe do të jemi me ty baci Jakup!”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në Facebook.

Ndryshe, avokati mbrojtës i Jakup Krasniqit, Valon Hasani, ka deklaruar se aktakuza e Speciales është konfirmuar si dhe paralajmëron transferimin e Jakup Krasniqit në Hagë. 

(Kosova Sot Online)